Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Namik SELMANI

Muzgu i moshës

——————-

Ah, në muzgun e moshës

 I gëzohemi diellit që na ngroh

ndryshe në sy e në sup

Një monolog me heshtjen

flasin për kërrusje e trishtë.

Kalendarët me ditët e ikura i

hedhim në kosh e ulemi në gjunjë

Tingujt e një valsi na japin një

ftesë për të ardhmen më të dlirë.

Në muzgun e moshës gratë vejusha

 numërojnë puthjet e munguara

Burrështetasit nxitojnë të

 hedhin shkronja lavdie

Bujqit përkëdhelin me duar mollët e

ugaret e brazduara

Me gëzimin se brezat do i

kujtojnë në kopshtije.

Mësueset nxjerrin nga sëndukët foto,

mbresa dhe zile Veteranët rreshtojnë

dekoratat në gjoks dhe në mur.

Rrëfimtarët e muzeve bëjnë vetë

një muze me kujtime.

 Me fjalët e pathëna të zemrës

shkruar në çdo gjuhë.

Në muzgun e moshës

I ndalim dhe më tepër sytë

në tabela të zeza nekrologjish.

Me e pa letër bëjmë në heshtje

llogari të sakta vitesh

 Mjeshtërit e mureve të lartë

shohin kallot në gishtërinj

Mikrofonat e tribunave kanë

lot gëzimi dhe dritë nostalgjie .

 Në muzgun e moshës

Me gishta të dridhur numërojmë

 pengjet e trishtë.

Diku shohim se dikush

 krekoset për dashuri të paprekura

Një lule e dhuruar na jep sërish një fëmijëri

 Një agim më shumë na jep

 ëndrra të tjera të ndezura

Në muzgun e moshës

Gurët e ferrat e vendlindjes

na bëhen lule hyjnore

Këngët e vallet na japin rinimin si

në përrallën moderne.

 Urimet për nipërit e mbesat bëhen

pa mbarim vargëzohen

Zemra pak e lodhur për pëllumbat

 postjerë bëhet strehë

/www.QendraPress.com/