Fryma poetike e së mërkurës më poetin:Përparim DIDA
Ti moj vala e Drinit Zi
—————————————
Më merr ti moj valë me vete,
ti valë kristale,rreze kthjellimi.
Ashtin tënd kam dallgë aorte,
frymëmarrja ime në shtrat Drini.
Nëse nuk më do mua të ikurin,
vargun mbama n’tëndin shtrat.
I dashuruar varg im me Drinin,
veç në atë shtrat fle gjum rehat.
Nëse doni vargun me ma hedh,
hidheni shkulmave të atij Drini.
Brigjeve të Drinit ai të më bredh,
në shtratin e tij i kënaqet shpirti.
Ma hidhni vargun ku plaset vala,
më pas për të hiç dert mos keni,
Nëma e vargut,le t’më zen mua,
qofshin të bekuar vargu e Drini.
P@Dida.1422.
/www.QendraPress.com/