Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Rexhep F.MORINA
HESHTJA PRAPË E VRET
——————————————–
Para turmës kur shfaqe ide me fjalë.
Si një trumbetë buçiste zëri yt tellall,
Ajo masë e ftuar me zërin e kasnecit,
Përkulshëm dëgjonte si para mbretit.
Politikë e rrugës bëhet rrugë politike,
Brenda në instanca me rëndësi jetike.
Si do që të quajnë n’fronin e pushtetit,
Levë e Arkimedit,mekanizëm i shtetit.
Shtigjet e shkelura po i mbyll si rrugë,
Ngrehinën tënde vet e rrënon në fund.
Me rrëmujë e nise rrugën,arrite në cak,
Heshtja prapë e vret mashtrimin dinak.
/www.QendraPress.com/