Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Setki Q. JASHARI
MË THUAJ, ÇFAR TË BËJ…
—————————————–
Vërtet, të dua shumë…
Jashtëzakonisht shumë…
Më thuaj çfar të bëj
Që dhe ti t’më duash…
T’kam thënë me mijra herë
Se ke lindur për mua
Dhe s’do të lodhem kurë
Me gjith’ fuqitë e shpirtit
Duke t’thirur, shumë të dua…
Po ti, Mbretëresha Ime
Të lutem, pa pendime
Kur do t’më thuash mua
Fjalët magjike, të dua…
Çfarë të bëj, o vajzë e mirë
Të lutem shumë, më thuaj
Që t’më thuash dhe ti mua
Fjalët magjike, të dua…
Të kisha fuqi prallore
Për ty, o e imja Hyjnore
Dete, oqeane do ti thaja
Kodra, male do t’i rrafshoja
Planetë, meteor, yje
Si zara bixhozi, do ti përzija
Moj bukuroshe e malsisë
Profetët për ty do ti koruptoja
Dhe Zotin e Gjithësisë
Nga Arshi do të zbrisja
Një univers të ri, të ndërtoja
T’më bindej bota e ëndërruar
Për t’vetmen dëshirë të bekuar
Që dhe ti, t’më thuash mua
Fjalët magjike, të dua…
Vërtet mua, ti po më çmend
Po të di, se në shpirtin tënd
S’vlon aspak, gjak dashurie
S’buron as mëshirë perëndie
Se ti kurrë, s’do t’më thuash
Fjalët më magjike, të dua…
Atëherë, ç’më duhet jeta mua
Me fijet e zemrës përvëluar
Do të thurja një litar..
Me ndihmën e Hënës
Veten time do të var…
/www.QendraPress.com/