Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Skender BERISHA

PO TË PYES NUK PO TË PËRBEJ

————————–

A vjen më a vjen

Tash bardh në Cylen

Pishat luajnë kukamshefthi

Tek e tek po mërdhijnë

A vjen ta prishim këtë lojë monotone

Ta prishim këtë mërdhirje

Të shkundim pak borë

Prej Gurit të Zi

Zbresim pastaj në Vërri

Bora liget dikur pa mëdyshje

Pranvera vjen

Edhe lulet vinë

A vjen

Se tash nuk presim asnjë tren

Është vonë pak po disi ia bëjmë

Ndër pisha më mund t’mos ketë vend

12 dhjetor 2023

/www.Qendra Press.com/