Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Skender BERISHA
PËR SA TË DUA
———————————–
Prej bregut te bregu është larg
Midisi është zjarr
Unë do të ec do të bëj not
Dhe do të të gjej nuk më shkon kot
Ma ha dhe bregun tim
Gurët rrokullisen krejt pa përtim
Më shajnë fort për këtë përftim
Që e do shumë shpirti im
Po hidhem në flakën mbi e nën ujë
Të të takoj në Bregun e Shpëtimit
Nuk i bie moh betimit
Not do t’i bie not nëpër rokopujë
Krahët tu të përvëluar t’i dua
Të hajthëm të brisht t’i përqaf
Pak shpirt veç nëse më mbetet
Kosova ime mu te ti do të tretet
3 shtator 2024
/www.QendraPress.com/