Fryma poetike me poeten;-Donika Meta GJURA
NË DITËLINDJEN TËNDE BABË
———–
Sot erdha tek varri yt,
Ditëlindja jote data gjashtë,
Zgjohu babë e hapi sytë,
Si gjithmonë t’festojmë bashkë.
Ngrehu babë nga ai dhè i zi,
E më thuaj veç një fjalë,
Të dëgjoj at’zë me lot në sy,
E të shëroj k’të shpirt të vrarë.
Më fal babë të mbyta në lot,
Malli për ty fort po më djeg,
Por një gjë t’dish për t’madhin Zot,
Rrugën që m’mësove atë po ndjek!
Qofsh i xhenetit babë!