Fryma poetike me poeten;-Fatbardha Berisha BUDINI
Gëzuar 7 Marsin.
——————————
Sot vendosa vargje të krijoj,
për mësuesit qe më mësuan të shkruaj dhe të lexoj.
Do të doja lule të bukura t’ ju dhuroja,
festën e 7 Marsit t” ju uroja.
Vargje të bukura, do të thur,pēr mësuesen e klasës së parë,
për të do të shkruaj ta shoh edhe njëherë, sepse kam shumë mall.
Doja që sot për 7 Mars lule ti dhuroja,
ti puthja duart dhe ta përqafoja.
Doja edhe njëherë fytyrën t’ia shikoja,
buzëqeshjen dhe përkujdesjen e saj shumë e adhuroja.
Shumë nga mësueset më në këtë jetë nuk jetojnë,
me mall e nostalgji gjithmonë do
ti kujtojmë.
/www.QendraPress,com/