Fryma poetike me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA
JENI TË VEGJËL
——————————————-
Heshtja konsiderohet aftësi, kulturë e guxim.
E karshi vuajtjeve tuaja,
jemi të vegjël.
Hjekitë janë më të mëdha se krejtë bota e këtë e kuptojnë vetëm, ata që kanë përjetuar errësirën për liri.
“Shijuan” e thithen aromën e gjakut e të mykut,
ndërsa në shtratin plotë lagështi i shtrinë eshtrat e thyer e shpinën e gërrysur.
Të rrethuar me skrraja e brejtës, duke ia kafshuar këmbët e zbathura e të gjakosura nga prangat e ndryshkura.
E pika e ujit çdo sekondë duke rrëshqitur nga koka në fytyrë të nxirë.
E ti më flet për dashurit që as dashurin së njeh, përveç epshit.
Ju jeni të vegjël si thërrime, karrshi atyre që përjetuan terrin e zi.
/www.QendraPress.com/