Fryma poetike me poeten;-Minire Rukovci HYSENI

JO VETËM SHABANI, HAMZA E ADEMI,

POR EDHE FËMIJTË LUFTUAN!

———————————–

Luftuan të gjithë, gjashtëdhjetë sa ishin,

tri ditë me radhë, u rezistuan,

katërmijë trupave të forcave serbe,

vetëm ato të cilat i kshin rreth shtëpisë.

Por betejën plotësisht e fituan

humbja i takoj gjakatarit të sërbisë.

Burrat me armë, e plumba në ball

i pritët si shenjë shpërblimi,

por kënga buqiste nga kori familjarë

që të përhumbet trishtimi!

Këndonin i madh e i vogël me sa zë që kishin

nuk deshën të qajnë e të vajtojnë

por të pa përulur çdo sulm e vrasje e pritnin

armikun që ta dëshpërojnë.

Me këtë luftë u përballën edhe gratë,

në krye me nënën loke,

edhe fëmijtë e vegjël luftuan,

trupin e njomë ia falën kësaj toke.

Jetrat e këtyre engjujve quhen lindje,

se lindën për të mos vdekur kurr,

at ditë edhe foshnja e djepit u bë burr.

Nuk qau as nuk u frigua, e pra kështu luftoj,

se dora ishte shumë e vogël për t’a kapur pushkën

por e vrau armikun me sy, derisa e shikoj.

Vet nguliti rrënjët, e pushtuesin?

Për gjithmonë e largoj.

Minire Rukovci Hyseni Prishtinë

/www.QendraPress,com/