Fryma poetike me poeten ;-Sofia GJINKA
BUSULLA E SAKTË.
——————————-
Kallo ju zunë gjithë gishtërinjtë
Nga lapsi dhe shkumësi në dërrasë
Tani ndoshta zbardh ndonjë thinjë
Mbetët fryt i një vrapimi në garë
Mirënjohja na mbeti s’i borxh
Na zgjon kohës nostalgjinë
Dora juaj në kokë e në flokë
Busull e saktë për diturinë.
Xixëllonjat që ndriçuat fëmijërinë
Me fjalët e pjekura nga arat
Gjakun mes fletëve të librit e shkritë
Që ne mos të ndalim hapat.
Kurrë nuk ka patur nevojë
Zemrat tona për trokitje për Ju
Ju jeni në çdo fjalë e shkronjë
Fisnikëria juaj na ulë në gjunjë.
Shkumësat dhe lapsat në gishta
Ku zbriti dituria s’i zjarr hyjnor
Nga ne keni urimet e dhjetëfyshta
Jeta t’ju ketë shije dhe aromë.
/www.QendraPress,com/