Fryma poetike me poeten;-Violeta KADRIU
NETË PA GJUMË
———————————–
Nga fillimi i nëntorit
shumë rrallë gjendeshe pranë meje,
më dilte zemra prej kraharorit,
rrallë kokën nga unë e ktheje.
Netët të gjata vetëm më lije
duke të pritur rrija zgjuar,
ku ta dija se me kë rrije a flije,
për mua s’ kishte të aguar.
Lusja terrin mos të binte
netët mos t’ i prisja vetmuar,
shkonte hëna, lindte dielli
unë prapë zhuritur, skaj dritares zgjuar.
Nëse edhe sonte lotët më rrjedhin,
kujtimet larg më bredhin,
dije se vetëm nga arsyeja
se të desha aq fort,
nëse rrezet e vakëta të yjeve
kujtimin për nurin Tënd prapë më sjellin,
tregojnë se kam mbet barkë pa vela
vetmuar në të dashurisë port!
(www,QendraPress.com/