Ndjenja pakuptim.

—————————————–

Këtë natë do i përzë udhës shumë fjalë,

dhe fjalët e bukura,shkruar në krahë zogu,

k’saj bote të vogël,nuk i bëjnë dot ballë,

duan frymë përjetësie,larg këtij smogu.

Në rrugën drejt hiçit,as hëna nuk ndriçon,

përkëdhelur askush,e pash unë dhe ti e pe,

dita na tall’ëndrrat,as gjumi s’na i kallëzon,

largohuni zogj të bardhë,atje re mbi re.

Kam prekur orë e vite,në pritje melodish,

nën yje kam lexuar e kam shkuar mbi jorgan,

e njëjta këngë e vjetër,disqesh u kris,

pakuptim ndjenjat,kjo kutizë nuk i mban.

Asgjë s’ka përreth,të qeshësh,të kapesh,

përplasur universit,koha lëviz ngadalë,

dashuri që humbin,puthesh e ndahesh,

në rrugë që thyhen,germat heshtin e qajnë.

Kësi fjalësh mjegullnajë,nuk i kam për poezi,

shpirti ftohur e mpirë,hapësirash do i përcjell,

ngarkuar në ajër,le të bëhen erë e shi,

e nesërmja matanë,unë vargjesh rri mbështjell.

/www.qendrapress.com/