Fryma poetike me poeten;Gina Xhaferaj KAPAJ
Jetë e trazuar
Në mes të detit pashë grumbull me varkula të bardha,
Që zbardhonin si bora e paprekur në mal
Desha të shkoja afër e të hipja si pulëbardha
Por duhet të kisha vela dhe me krahë.
Pashë syrin tënd me lotë rënë në qerpik
Që pastaj si shiu pikonin butë në faqe
E m’u drodh shpirti, oh, ç’trishtim
Vajta te një lumë i trubulluar si palë dallge
Duhej të isha zgalem deti të hyja mes shqote.
Doja të dëboja gjërat që shumë më mundojnë
T’i hedh nëpër honet e lumit që rënkonte
Por këpucët që kisha më mbetën në llohë.
Në anëlumin pse ka rënë kjo heshtje mërzie?
Ku janë zogjtë, fëmijët a dallandyshet ??
As peshk lumi nuk gjeta mes lugine
As vajzat e solisura që ecnin rrugës ndryshe.
Ç’i bënë fustanet e bukura që i shihja me zili
Kur ecnin sikur kërcenin si balerinë e gëzuar?
Shikoj rrugës më vriten sytë nga ajo errësirë
Vetëm njerëz me pantallona burra e gra të përafruar.
Qielli yjet me dorë i bëri të gjithë bashkë
Po hëna ç’i bëri çiftet që rrinin shtërnguar??
Burrat ku e lanë atë burrërinë e saktë?
Ç’e bënë besën që e japin dhe e marrin të bekuar??
E fjala s’është më fjalë i merr era,
I drejti vuan e ka një lak që zgjidhet rrallë.
E me to vonohet më shumë pranvera
Por koha është ilaçi që shëron plagë.
/www.QendraPress,com/