Fryma poetike me poeten;Teuta OSMANI

Doni , s’doni…!

———————————-

Disa duan të më zhysin nën dhe

Të më mohojnë akoma edhe emrin

Të më shëmtojnë me fjalët zeherr

Të më poshtërojnë edhe sinqeritetin!

Disa duan t’u dukem edhe ndryshe

Po ndryshe kurrsesi nuk bëhem!

Disa duan të zhvesh edhe lëkurën

Kur në poezi kam zhveshur e të shtatën!

Disa duan të më ofendojnë publikisht

Derisa e tyrja t’u eci deri në amin!

Disa duan të më heqin nga vëndi shpirtin

Për të ma bërë më të zi se të tyren shpirt!

E pra , kjo jam unë e nëse po ose jo u pëlqen

Nuk zbardhem më shumë se sa në dritën Diell

As në sytë e mi që më shkëlqejnë, shkëlqejnë

As në lëkurë, që vetëm kam ndjerë, ndjerë!

Nuk mund të më mohoni fjalët e shpirtit

As mundimet e trupit, e as sëmundjet

As vargjet që i kam prej dhuntisë nga Zoti

Se jam kjo që po ju shkruaj, doni a s’doni!

Teuta Osmani

Amerikë. Dhjetor,2022

/www,QendraPress.com/