Fryma poetike me poetin;-Sami MULAJ

POETËT
——————
…nuk janë bojaxhi,
bojnat e muret vjetërohen,
koha i rrëzon e i fshi.
…nuk janë as llustraxhi,
këpucët e tyre të pafshime
me pluhur e baltë rrugësh
edhe në sallone me pesë yje vinë.
…nuk pudrosen kurr,
kremërat e parfumët nuk i njohin,
po të ishim të gjithë poet
do vdiste në botë kjo industri.
…nuk vejnë kollare,
sherr bejnë për zgjedhjen e rrobave në garderobë,
kostumet kurr mirë në shtat
nuk u rrinë.
/QendraPress/