Fryma poetike se mërkurës me poetin;Gëzim AJGERAJ
POPULLIZMI
———————————
(Ky fëmijë i demokracis)
E popullit, nga popull për popullin
Kështu do të na thoshte Linkoln
Dhe kush nuk do ta besonte
Karizmin që kaq bukur e përkufizon
Se kush më vonë arrin ta kuptoi
Konceptin dhe rëndësinë e demokracisë
Apo edhe në popullzimin ta konvertoi
Ky përkufizim që shumë afër i rri
Nga riciklimet e demokracive të moçme
Erdhën dhe turmat e kopjeve të zemëruara
Nga koncepti i popullzimit që mbollën
Polli demokracia e njerëzve të sunduar
Shpesh fjalën demokraci e ngatërrojmë me lirinë
Edhe pse kuptimi i sajë në gjermanisht ndryshon
Është sundimi i njerëzve – bile shumë, domethënë
Bile e lindë edhe popullzimin, që fëmijë i demokracisë i thonë
Sa do që në demokraci as popullzimi se gjen veten
Si një fëmijë kokëfortë i demokracisë
Megjithatë duhet thënë të vërtetën
Nganjëherë i lindin edhe fëmijë të sjellshëm
që i shërbejnë shoqërisë
Demokracia si sundim i popullit ka parime
Si demokraci direkte, parim shumicë në mbrojtje të pakicave
Por shpesh kur dilet nga kornizat e parimet
Lindë popullizmi e popullistat
Absolutizmit të parimit të shumicës
Shtrohen rrugët e demokracive totalitare
Ajo shpesh përfundon në revolucion i demokracisë
Duke ngrënë fëmijët e vet, se s`ka qare
A nuk e arriti Hitleri pushtetin në emër të popullit
Lenini në Moskë apo Musolini si popullist
Gjeneratorët e tmerreve të njerzimit e botës
Siç ishte në Ballkan një Millosheviq
Bota njeh dhe shumë popullistë të tjerë
Sa autokrat e popullistë Ai në Moskë
Apo Ai në Beograd, si miut që i ka marrë koka erë
Hanë fëmijët e vet, bijtë e popullit të gjorë
Jo se kush « zhbëzon » popullistin për gënjeshtar
I cili mashtron publikun me lajme të rreme
Si ndryshe do na prekej qdo politikan, që ndjek të vetin avantazh
E pastaj të gjithë do ti quanim popullistë, në mendje
Por se pak tepër popullizmi po konservohet në Ballkan
Në shtëpinë e demokracisë po rritë këso fëmijë
Bota e Evropa moti në shportë këtë dogmë e mban
Ia shtyp kokën e i thotë mos ngri kokë, aty rri
/www.QendraPress.com/