Fryma poetike  se mërkurës me poetin;Skender BERISHA

EDHE NJË HAP

——————————-

Një hap e pastaj paraverë shpirti

këndon përbrenda e tërë qenia

një varg i larë shpërthen

dhe tjetri vjen me rend

cicërron një zog në fillim fillimi

më vonë shtrohet mbi tërfil

deri në mbarim të ditës

ndihet ritmi i rritës

një hap e bie sipari i blertë

një frymë erë bari e lule

përshkllihet nëpër ne

unë nuk dua tjetër fe

nëpër diell enden sytë e tu

çdo ditë më vizatohen aty

shikimi shkrihet prej malli

nis i puth i puth haptazi

/www.QendraPress.com/