FTESË PËR TË GJITHË SHQIPËTARËT KUDO QË JANË! –Shkruan;Hisen BERISHA.Deputet i Parlamentit të Kosovës

     Kosova po arrin momentin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në anën tjetër, Serbia ka nisur një fushatë kundër pranimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Për të përballuar këtë fushatë nga shteti serb, ftoj të gjithë shqiptarët e suksesshëm në botë kudo që identifikohen, të lobojnë në mbështetje të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës. Këngëtarë, artistë, sportistë, biznesmenë, filantrofe, politikanë shqiptarë, që jeni pjesë e institucioneve shtetërore apo ndërkombëtare nëpër vende të ndryshme të Evropës, ftoheni të bashkoheni në fushatën lobuese për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ky anëtarësim do të jetë një hap i madh drejt integrimeve euro-atlantike. Serbia vazhdimisht shkel marrëveshjet në lidhje me Kosovën, e njëjta është fushata që shteti serb ka nisur kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Qytetarët e Kosovës, e meritojnë që shteti ynë të jetë pjesë e këtij mekanizmi evropian. Të gjithë të bashkohemi në mbështetje të Kosovës sonë, të cilën e kemi amanet nga heronjtë që sakrifikuan gjithçka për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e shtetit tonë. #Kosovain KiE/www.QendraPress.com/