Fundjava poetike me poeten: Irena Hoxha
Fundjava poetike me poeten: Irena Hoxha
LEROS DHE VENDIN KU RRI !
Si limon i shtrydhur bërë,
vrerë në zemër, gur në prehër!
Në fytyrë pa pasur as gjak
sytë të futur si në lak!
Hidhu, dridhu si top bore
e i shkrirë si akullore!
Leros dhe vendin ku rri
me i dhënë vetes, rëndësi!
DO MBËRRIJ TEK TY
Nëse mes nesh, humbi besimi
në krahët e jetës,
si çdo agim, qëndron zgjimi!
Nëse mes nesh,
verbohet shikimi,
si retë qiellin
më mbush dëshpërimi!
Nëse mes krahëve
mbështet jeta,
ajo të drejton, në shtigjet e veta!
Nëse mes krahëve,
qëndron dashuria
në to do gjej forcën,
të mbërrij tek ty!