Fundjava poetike me poeten: Mirvete Kabashi – Leku
MJAFT MË SE PLASA
Në shpirtin tim vlojnë frymezimet
Vargjet lypyn strehë t`iu bëjë.
E unë, me gjithë dhembje e mall
Si me tufanin, cunamin shtyhem
Që , vargu im të sheh dritë.
Tek unë, kërkohet të vazhdoj me avazin e vjetër.
O jo!
Mjaftë më se plasa
Dua nje këngë me melodi tjetër….
Mjaftë në errësirë, pa rreze të ngrohta të diellit,
pa rrezet e argjenta të hënës.
Dua dhe une lulet e prillit e këngën e bilbilit
Dua lirshem t`ia kushtojë vargun.
Në thinjen e fshehur nuk braktisi ndjenjën shpirtërore
Në sirtaret e ëndrrave kam ruajtur përherë
Këtë që edhe sot m`a ndalojnë
E verën dimër m`a bëjnë.
Oh jo!
Nuk ju duroj më.
Edhe unë dua
vargu im të ketë liri.