Fyma poetike e së dielës me poeten;-Irena HOXHA

SI NË DUART E NJERKËS
————————
Dita ditës, rënim
dita ditës, mosbesim
dita ditës zhgënjim,
dita ditës, mohim!
Dita ditës humbasin cicërimat
dita ditës, shtohen viktimat!
Dita ditës rrugët bëhen qore,
zgjidhen lidhjet bashkëshortore!
Dita ditës jetimët shtohen
e si në durat të njerkës, trajtohen!
/QendraPress/