Fyma poetike e së dielës me poeten;-Klara SHEHU

Baladë
——————-
“La bocca della verità”
Në Romën e mesjetës, në rrugë kalldrëmesh.
Një fytyrë mermeri, me shprehje të urtë.
Mban hapur gojën, në mure gurësh.
Gjykon të vërtetën, si orakull i fshehtë.
Shumë shkojnë pranë tij, me shpirt frikësuar.
Se thuhet; “dorën ja këput kush gënjen”.
Të pafajshmit kalojnë me shpirt të lehtësuar.
Humbet mëkatari dhe paqe s’gjen.
Një grua e bukur, nga thashethemet prekur.
Akuzohej nga burri i saj, për tradhëti.
E sollën përpara gojës të lashtë, të zhveshur.
Të vërtetën të thoshte, nuk prisnin çudi.
Ajo me mendje e me zemër të djegur.
Kërkoj të dashurin, mes turmës shastisur.
Si i marrë rrugësh ai duke e puthur.
Në rrëmujën e njerëzve duke uluritur.
Krenare dhe me zë të qetë, pa u tutur.
“Burrit tim i kam mbetur besnike dhe e urtë.
Veç ai dhe ky i çmëndur më kanë puthur.”
Paskësaj futi dorën në gojën e gurtë.
Nuk kafshoi dorën e gruas, guri heshti.
E pafajshme u shpall, sipas fjalës së thënë.
Të vërtetën e pa zbuluar, nga turpi e mbrojti.
“La bocca della verità”, mbeti legjendë.
/QendraPress/