Gazetarja Rinë Haziri sulmohet dhe pengohet teksa po raportonte nga Brezovica.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarja Rinë Haziri është sulmuar e penguar gjatë ditës së sotme nga një qytetar, teksa po raportonte nga Brezovica.Në pamjet e publikuara nga mediumi ku punon Haziri, shihet dhe dëgjohet një person teksa i thotë të mos incizojë.Më tej bëhet e ditur se i njëjti person ka dalë nga vetura dhe me dhunë ia ka kapur telefonin nga dora, duke vazhduar ta kërcënojë edhe me fjalë të tjera.“Redaksia e Lajmi.net, kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim e AGK-së.“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pengimin dhe sulmin ndaj gazetares, Rinë Haziri, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që rastin ta trajtojë me prioritet në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës për veprimet”. /Telegrafi/