Gazmend Freitag përfaqësues dinjitoz i pikturës shqiptare në Austri /Shkruan:ASIE DUKA
E drejta e parë në botë është e drejta e ”unit”. Detyra e parë e njeriut është detyra ndaj vetes. Urdhëresa e parë e ligjit të tij moral është që ai të mos vërë qëllimin e tij të parin në shumësinë e qëllimeve. Detyrimi i tij moral është të bëjë atë që dëshiron. Dëshira e tij të mos varet nga të tjeret. Kjo është gjithë sfera e aftësisë së tij krijuese, menyrën e tij të të menduarit punën e tij. Paraziti nuk i sjell asgjë historisë, veç peshës së tij të vdekur. Ku ta gjejmë gabimin, hipokrizinë e njerëzve apo natyra e parimit moral…?! Dashuria e një njeriu për konceptin e tij artistik, paprekshmërinë dhe e drejta e tij për ta ruajtur, ndjenja që nuk mund të lihen pas dore. Nuk ka një standart për dinjitetin e njeriut perveç pavarësisë.
Gazmend Freitag nuk do të dështojë kurrë, pasi nuk i ka këmbyer kurrë kënaqësitë e momentit me ëndrrën e madhe dhe qëllimin për të hedhur jetë dhe vlerë shqiptare në tablo duke u kujdesur për t’i përjetësuar në gjurmët e gjithëkohësisë. Qëllimet e këtij piktori janë të sinqerta dhe ndërgjegjja e tij e mrekullueshme. Ai ka dy armë të fuqishme në jetën e tij: Peneli dhe shpirti, këto dy fuqi të tij e udhëheqin drejt destinacionit ku peneli sfidon shpirtin. I mbyllur në studion e punës sfidon vetveten dhe kujdeset për të sjellë sa më origjinal figura përfaqësonjëse të artit dhe kulturës shqiptare. Ai pikturon duke kaluar kufijtë nën diellin rrezet e të cilit nuk ngrohin kurrë njësoj si në vendin e tij, nën të qeshurat me theks të huaj, ku shpesh shprehet se: I mungon ajri shqiptar, nën atë peshë malli përpiqet të sjellë dhe të krijojë në pëlhurë detaje dhe bukuri që i la pas…
Ky njeri me mirësi, butësi e durim duke lënë pas dore jetën dhe argëtimin vetjak, me shumë finesë, delikatesë dhe në mënyrë magjepsëse, kap dhe shquan njerëz dhe ngjarje duke i përsosur në pikturë me një stil tepër origjinal duke përsosur gjithçka që gjallon dhe ekziston në këtë dhe, nën këtë qiell që ka shije dhe aromë ”shqiptare”. Ky piktor ka ruajtur individualitetin e tij përkundrejt çdo imponimi mjeshtëror duke i dhënë kohës kohë dhe njerëzve hapësire duke mos lutur askënd të ndalet apo të vlerësoje… koha është vlerësuese e asaj që bëjmë me shpirt dhe me mëndje, në ato emocione krijuese ku vë shpirtin njerëzor shqiptar, duke ruajtur një dashuri të kulluar për truallin e tij duke dashur gjithçka dhe gjithkënd, përpara gjithçkaje në botë ”Shqiperia”. Ai thotë: Zemra dhe shpirti më tërheqin të pikturoj gjenialitetet shqiptare se ato i dua. Është pikërisht kufizimi dhe trishtimi, sakrifica, që më bën falënderues ndaj arritjeve të mia, për atë ç’ka ndjej, për ta sjellë tek “ju” nëpërmjet pikturës. I lindur dhe i dehur nga dashuria dhe arsyeja për të përjetësuar “emblema” shqiptare në gjithesi.Gazmend Freitag: 20 Portraits of Alnanians
20 Portrete Shqiptarësh, si homazh për figurat e shquara: Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Ibrahim Rugova, Alexander Moissi, Princess Fawzia Fuad, Bekim Fehmiu, Lasgush Poradeci, Martin Camaj, Mother Teresa, Krist Maloki, Havzi Nela, Ibrahim Kodra, Gjergj Fishta, Ali Podrimja, Esad Mekuli, Nexhmije Pagarusha, Anton Çetta, Jusuf Gërvalla, Anton Pashku, Fran Tanushi./përcjellë/qendrapress.com/