Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Valenton Spahija” në Gjakovë, ku një mashkull kosovar ka humbur jetën menjëherë pas përfundimit të orarit të punës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimore dhe, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ai është alivanosur në tokë sapo kishte përfunduar punën.

“Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia./Telegrafi/