Gjashtë raste të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 6 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ndërsa, janë shëruar 5 persona. Deri tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 107 mijë e 749. Ndërsa numri i viktimave është 2 mijë e 258.