Gjen kuletën me mijëra euro në rrugë, qytetari nga Prishtina e dorëzon në polici
Qytetari V.Ramadani ka gjetur sot një portofol të mbushur me para. Ai menjëherë portofolin e gjetur ua ka dorëzuar zyrtarëve policor të cilët ishin në detyrë në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë.Në portofol kishte mijëra euro dhe dokumente personale. Policia menjëherë ka ftuar pronarin që të paraqitet në stacionin policor dhe konform procedurave i është dorëzuar portofoli.Policia ka çmuar këtë gjest human dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.