Gjendet i vdekur një 19 vjeçar në Lipjan

Një 19 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në mesditë në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës se bëhet fjalë për një të ri i moshës 19 vjeçare Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00. “Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit” ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci