Gjendet i vdekur një 45 vjeçar në Mitrovicë

0

Një 45 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot  në fshatin Vllahi të Mitrovicës.


Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë. “Sot rreth orë 9:40, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A. B., rreth 45 vjeçar. Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *