Gjendet i vdekur një person në Pejë, dyshohet se u rrëzua nga një pemë

                                 Një person nga Peja gjatë të dielës është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.Sipas policisë, dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë.“Dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.Rasti në polici është iniciuar si “hetim i vdekjes”, dhe është duke u hetuar.