Gjendja e imamit të rrahur është tejet serioze dhe tmerruese, thotë kryeimami i BIK-ut në Podujevë
Kryeimami i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka thënë se gjendja e Imamit, Zeqir Berisha, të rrahur në mbrëmjen e së enjtes, është tejet serioze dhe tmerruese.Ai tha se bashkë me kolegët e tij e kanë vizituar Imamin i cili po trajtohet në QKUK, duke njoftuar se ai është lënduar rëndë.Jashari tutje tha se e dënojnë fuqishëm këtë sulm dhe të dyshuarit të sillen sa më shpejt para drejtësisë.“Ne s’kemi diçka konkrete për rastin. E kemi vizituar bashkë me kolegët tanë, e pamë gjendjen e hoxhës është shumë e rëndë, e dënojmë fuqishëm këtë sulm ndaj Imamit. Gjendja e tij është tejet serioze, tmerruese dhe shumë lënduese”.Jashari tha për të dyshuarit se ka dëgjuar për ta, por shtoi se nuk kanë asgjë për të thënë tash për tash.“Besojmë në organet e rendit dhe shohim çfarë detaje do të sjellin ata dhe ata që e kanë bërë këtë sulm të sillen para drejtësisë”.Kryeimami po ashtu tha se Imami Berisha ka pasur edhe në të kaluarën probleme me të dyshuarit, dhe për këtë ka qenë i njoftuar.“Edhe në të kaluarën kanë pas telashe me disa persona për të cilët na ka njoftuar. Ata janë vetëm xhemat, deri më tani s’kemi vërejtje në punën e Imamit as nga fshati, asnjë vërejtje zyrtare. Jemi të kënaqur me angazhimin e tij që ka bërë në xhami dhe në fusha të tjera”, tha Jashari, njofton Klankosova.tv.Zeqir Berisha është gjetur mbrëmjen e së enjtes në gjendje të rëndë. Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona