Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare tregon se si e bindi Xhavit Haliti t’i bashkohej UÇK-së

                      Gjenerali i ushtrisë së Shqipërisë për qarkun e veriut, ka folur edhe për takimin me njërin nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Halitin. Ai tregon nëse e ka bindur Xhavit Haliti ti bashkohet UCK-së.“Xhavit Haliti, as gjithë Xhavitat e botës nuk mund të bënin shaka me mua. Xhavit Haliti erdhi tek unë, bëri një shpjegim se po organziohej, po krijohej, po monilizohej, dhe po ndërmerrte hapa për të vepruar kundër Serbisë një ushtri që ishte e quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe unë i thash po. Këtu nuk mund të themi se më ka bind, unë nuk kisha pse trembesha, isha në punën time. I thash nëse je ti që e drejton, unë jam pas teje, nuk ka asnjë lloj problemi. Këtu nuk kemi bërë ndonjë pazar, ndonjë marrëveshje” ka potencuar ai.