Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e gjitha viset shqiptare edhe në këtë edicion, do të jenë pjesë e ‘dasmës’ së madhe hasjane.

Drejtori i festivalit, Haziz Hodaj ka theksuar për Radio Kosovën se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtje sa më të suksesshme të edicionit të 35-të të këtij festivali.

Sipas tij, interesimi i grupeve artistike për të marrë pjesë edhe në edicionin e radhës së festivalit ka qenë i lartë.

Sivjet “Hasi Jehon” do të jetë i fokusuar në kultivimin e vlerave dhe në shërbim të angazhimeve që festivali të jetë aset i përhershëm në mbrojtje nga departamenti i trashëgimisë kulturore në MKRS.

Nata e parë e festivalit do të jetë e enjtja me hapjen solemne në ora 19:00 nga nikoqiri SHKA “Malësori”./rtklive.com

/foto marr nga fb/