Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës, raportohet për dy të lënduar – policia jep detajet e fundit
Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:20, në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.Nga Policia e Kosovës, i kanë thënë gazetës online Reporteri.net se raportohet për dy të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet se pësoi lëndime nga arma e zjarrit.“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”, tha tutje. /Reporteri.net/.