GJYKATA SPECIALE RACISTE DHE ” TË DREJTAT E NJERIUT “

Opinioni në Kosovë dhe çdokund ku jetojnë shqiptarët është i shqetësuar me veprimet e fundit të Prokurorisë Raciste të Specializuar që edhe pas afatit të përcaktuar me ligj po dërgon materiale në GJRS kundër të akuz uarve duke ndërhyrë brutalisht në parimin e prezumimit të pafajësisë . Instrumentet e kësaj Gjykate monstruoze që maskohet se është e Kosovës , Prokuroria e Kriminalizuar Speciale ka filluar ta bëjë vlerësimin e pasurisë së Hashim Thaçit , Jakup Krasniqit , Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit , pa asnjë vendim të Gjykatës në emër kinse të kompensimit të viktimave e në realitet paraqet presion të drejtpërdrejtl në vendimmarrje të Gjykatës Speciale Raciste . Në rastin Sali Mustafa vlerësimi i pronës është bërë vetëm pas vendimit të plotëfuqishëm ndërsa në rastin e udhëheqësve kryesorë të luftës çlirimtare të Kosovës dhe shtetit kjo po bëhet për të ndikuar te GJRS e cila ende nuk ka marrë asnjë vendim . Qartazi GJRS është në të njëjtat valë ne ZPS – ën e që zbehë , pamundëson dhe dhunon të drejtën për një gjykim të drejtë , të paanshëm dhe të pandikuar nga politika ndërkombëtare dhe pushteti aktual në Kosovë si dhe nga grupet e interesit . Kjo Gjykatë monstruoze ka për qëllim rishkrimin e historisë , kriminalizimin e luftës çlirimtare në bashkëpunim me Serbinë dhe mbetjet e tyre njerëzore , ” kombëtare “, politike dhe morale nën patronatin e institucioneve aktuale në Kosovë . KMDLNj – ë është i shqetësuar për shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria që po mbahen si pengje në Burgun e Hagës , të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës përmes mohimit të një gjykimi të pavarur dhe të drejtë. Ky monstrum juridik askujt nuk i jep llogari , nuk lejon monitorim të pavarur dhe nuk e di çka është transparenca dhe llogaridhënia . Po sillet si Gjykatë tipike kolonialiste dhe abuzuese me drejtësinë . Kur t’i kemi parasysh këto ” fakte ” të prokurorisë dhe Gjykatës në Hagë nuk është aspak e vështirë të parashihet vendimmarrja. 3 prill 2026 Prishtinë Shërbimi për Informim