Gjyqtarë të Speciales, deri kur bota do të lejojë të gjykoni me dosjet serbe?!-Shkruan:Qazim Thaçi
Vazhdimi i mbetjes së çlirimtarëve dhe personaliteteve më të çmuara të lirisë së Kosovës si;ish Presidentit Hashim Thaçi,ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish Krye parlamentarit Jakup Krasniqi,ish ministri e deputeti Rexhep Selimi, secili nga këta bashkëluftëtarë të komandantit legjendar Adem Jashari, formues të Qeverisë së Kosovës, dhe të zgjedhur në poste më të larta shtetërore, tash e dy vite padrejtësisht po mbahen në Hagë, Kjo mund të ndodhë vetëm më këta çlirimtarë që ishin vetë bota e lirisë, ishin në krahun e djathtë të NATO-së e të SHBA-ve. E tash e dy vite bashkë me çlirimtarë të tjerë ende janë në Hagë. Tani më avokatët mbrojtës të ish Presidentit Thaçi dhe ish krye parlamentarit Veseli, kanë dokumentuar para botës se tani po dokumentohet se ata ende po mbahen në paraburgim me akuzat gjegjësisht me dosjet e Serbisë. Kjo heshtje dhe ky veprim i kësaj Gjykate tashmë ka sjellë dilemat se këta gjyqtarë a janë profesional të këtij kalibri për këtë gjykatë??!!Apo më keq mund të jenë edhe me ndonjë defekt tjetër, që pos dosjeve të Serbisë të kenë edhe ndonjë dosje shëndetësore. Ne jemi duke punuar intensivisht të sqarojmë edhe këtë të dytën sepse kjo neglizhencë kaq e gjatë , tani më pas kërkesave si nga Krye parlamentari i Kosovës ish presidenti Mesiq, kryeministri Rama e Parlamenti i Shqipërisë, Duhet të vetë disojnë edhe klasën e përgjithshme qytetare të Kosovës ta harrojnë atë inat naiv që e kishin deri me tani e kanë fabrikuar gënjeshtra e shpifje kundër luftës dhe lirisë së Kosovës, sepse pa luftën dhe atdhe dashurinë e këtyre dhe mijëra çlirimtarëve të tjerë, për këto dy dekada Kosova do të ishte bërë poligon për eksperimente të Serbisë, , Ata më nuk do të përdornin minjtë për laborator, por do të përdornin foshnjat tona ,sepse Serbia tani më është e ditur botërisht që është gjenocidale. Tani është radha e gjithë Kosovës të rreshtohet drejtë atyre , sepse duke u rreshtuar drejtë drejtësisë botërore e demokratike ata do të drejtohen drejtë lirisë së Kosovës, Liria e Kosovë është liria me erë gjaku, me dëshirë e veprim humanitar e liridashje. Prandaj, këta çlirimtarë mendoni se janë bijtë e kësaj toke, qe në trupin e tyre kanë plagën e luftës e krenarinë e lirisë së Kosovës. Prandaj, LIRIA KA EMËR , e emri i lirisë janë emrat e mijëra dëshmorëve, mijëra martirëve e civilëve të vrarë edhe emrat e këtyre që padrejtësisht po mbahen në Hagë/www.qendrapress.com/