‘Goditja’ e rrjetit të kontrabandës, nga dhuna e protestuesve në Veri deri tek reagimet e Borrellit e Kurtit

0

Autor: Çlirim Qeriqi

                      Policia e Kosovës sot ka ndërmarr një aksion kundër kontrabanduesve të mallrave në Veri të Mitrovicës e në disa qytete tjera të Kosovës. Në mëngjesi ne sotëm, Policia u drejtua serish drejt Veriut, por këtë herë për kontrabandë. Serish hasi në rezistencë nga qytetarë serb që tentuan të bllokojnë rrugët, për të penguar aksionin, i cili përveç në Mitrovicë të Veriut u zhvillua edhe në Mitrovicën e Jugut, Prishtinë e Gjakovë.Përveç që tentuan të bllokojnë rrugën, protestuesit serb gjuajtën edhe me armë zjarri dhe hodhën bomba gazi në drejtim të Policisë së Kosovës.Nga ky aksion, Policia e Kosovës arriti të konfiskoj mallra si prova materiale dhe arrestoi 8 persona, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Si pasojë e dhunës së protestuesve, 6 policë janë lënduar dhe janë dërguar në Spital për trajtim të mëtutjeshëm. Protestuat u raportua se sulmuan edhe gazetarët që po raportonin nga vendi i ngjarjes. Për këtë reagoi edhe AGK-ja.  Po ashtu, një veture me regjistrim të Republikës së Kosovës ua pa që protestuesit ia vunë flakën në veri të Mitrovicës.Pas këtij aksioni të Policisë së Kosovës ndaj kontrabandës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq thirri takim emergjent me politikanët serb të Kosovës në Rashkë, raportojnë mediat serbe.Ndërsa, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq bëri thirrje eksponentëve ndërkombëtar që të reagojnë për këtë aksion dhe të ndalojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO -s dhe KFOR -it që të reagojnë urgjentisht dhe të përmbajnë Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina”, u shpreh ajo.Kurse, Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq u shprehë se ka lajmëruar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Po ashtu e quajti psikopat kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.“Ndërsa ne po zgjidhim gjithçka përmes dialogut, ju keni Kurtin dhe të tjerët që po i zgjidhin gjërat përmes krizave për të pushtuar veriun e Kosovës, që është obsesioni i tyre. Ata po përpiqen të kriminalizojnë veriun”, ka thënë Petkoviq.E thirrjeve për reagim iu përgjigj Zyrtari i Lartë i BE-së, Josep Borrell i cili kritikoi Qeverinë e Kosovës për aksion të pakoordinuar.Borell nuk përmendi fare reagimin e protestuesve serb, e as sulmin që ata iu bënë gazetarëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell në postimin e tij në Twitter.Për ngjarjet në Mitrovicën e Veriut ka reaguar edhe vetë Kryeministri Kurti. Ai u kërkoi qytetarëve serb në Veri që të mos bien pre e propagandës së mediave në Serbi.“Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. I bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e mediave në Serbi që mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, ka shkruar Kurti në postimin e tij në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *