Sot ngritje e lehtë e temperaturave, nesër rikthehet sërish shiu

0

                      Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht u vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.Insituti bën të ditur se nuk përjashtohen mundësit që të ketë riga të intensitetit të dobët.Dita e enjte parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë,Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë).Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *