Grenell bisedon me Thaçin: Populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President
Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka njoftuar se ka bashkëbiseduar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.“Unë sapo fola me Hashim Thaçin nga burgu i Hagës”, tha Grenell.Ai deklaroi se është i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. “Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre dhe më shumë vende punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, shtoi Grenell.Ky reagim i Grenell erdhi pas deklarimeve të shumta që pati në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.Ai ndër të tjerash të dielën e kaluar kur edhe serbët vendosën barrikada në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnajk, bëri thirrje për kthimin e Hashim Thaçit në Kosovë.