Grenell zbulon detaje nga biseda me Thaçin, ja çfarë thotë për Gjykatën Speciale

0

Kosovo's foreign minister and former premier Hashim Thaci speaks during an interview with AFP in Pristina on February 3, 2016. Thaci told AFP he received a death threat purportedly from the leader of the Islamic State organisation over his opposition to the extremist group. / AFP / ARMEND NIMANI (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP/Getty Images)

                Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka treguar për T7 se ka folur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se sistemi i drejtësisë duhet ta bëjë punën siç duhet, por e cilësoi Gjykatën Speciale si shumë politike.Richard Grenell, i cili po qëndron në Kosovë uroi që sistemi i drejtësisë të punojë më shpejt në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ndërsa tha se Gjykata Speciale e parandaloi arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.“Kam folur me ish-presidentin Thaçi. Mendoj se duhet ta lëmë sistemin gjyqësor të bëjë punën e tij. Unë uroj që ata të jenë shumë më të shpejtë. Është e turpshme që u deshën 20 vjet për të arritur në këtë pikë. Mendoj se gjykata është shumë politike, ata e panë që ne po shkonim drejt një marrëveshjeje”, tha Grenell.Ai u shpreh se “BE-ja duhet të bëjë diçka për këtë” dhe theksoi se “politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi”.Aktakuza kundër Thaçit që përmban akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, u bë e ditur më 24 qershor 2020, kur ish-presidenti po udhëtonte drejt SHBA-së për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.  Në aeroplanin me të cilin po shkonte në raundin e radhës të dialogut që do të ndërmjetësohej nga administrata Trump, ish-kreu i Shtetit mësoi për akuzat kundër tij dhe ish-kryparlamentarit Kadri Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *