Haki Abazi: Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve

Deputeti Haki Abazi ka adresuar sot kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se i vë thika pas shpine bashkëpunëtorëve të tij.

“Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai tutje ironizon me Qeverinë Kurti ku thotë se njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti”, e po i lënë punët e trojet e tyre për profesionin e argatit në perëndim, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij i plotë:

Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!

Kjo është thënë para dy viteve, nuk është risi kur e ke fut bishtin mes këmbëve.

“Institutet” që konstatojnë gjendje, janë autoparlant për justifikim të dështimit dhe frika që populli po e kupton që edhe ky me thika është! Lajçaku është kurban i vonuar, dështimi nuk fshehet më!

Çështja është serioze, nuk bën me u zgërdhi, njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti”, po ikin e po i lënë punët e trojet e tyre për profesionin e argatit në perëndim, atje ku i shërbehet parajsës së zotnisë sepse nuk duan të jenë dëshmitarët e zhgënjimit dhe falsifikimit të historisë para syve të tyre!