Hamza: Qeveria Kurti do ta kalojë 4 miliardëshin e borxhit publik, do t’i rrisë tatimet e varfërojë qytetarët

0

               Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se premtimet e Qeverisë Kurti në aspektin ekonomik janë më shumë se ambicioze.Hamza, që është ekonomist me profesion, thotë se Kryeministri Kurti ka bërë një program të cilin vështirë mund ta realizojë.“Programi është i shkruar në mënyrë dëshirore”, thotë ai.Hamza thotë se me këtë rritje ekonomike që ka Kosova është e pamundur që të përfundojnë investimet e premtuara nga Qeveria, duke shtuar tutje se vendit do i duhet të futet më tej në borxh publik dhe më pas në krizë të thellë financiare.“Kosova pritet të ketë rritje ekonomike 4.2%. E zëmë kështu për shembull, pasi pandemia dihet se do të godasë ekonominë në plan afatgjatë. Nuk mund të kemi rritje më të madhe se kjo pasi dihet si janë mundësitë. Pastaj premtimet që janë dhënë do na shtyjnë drejt borxhit publik të vazhdueshëm. Borxhi publik ka qenë i ulët dhe deri ën vitin 2017 ka qenë 17.5% e bruto produktit vendor. Gjatë vitit të kaluar është rritur shumë për shkak të pandemisë. Greqia ka pasur probleme të mëdha. Spanja, Portugalia e Irlanda po ashtu. Lehtë është të merret borxhi por pagesa e këtij borxhi është i rëndë. Rritet norma e interesit. Në ekonomi nuk është e lehtë. Gjermaninë nuk mund ta rrëzojë edhe 100% e borxhit publik. Qeveria Kurti do ta kalojë 4 miliardëshin e borxhit publik”, thotë ai, në emisionin Pressing në T7.Tutje ai thotë se zgjidhja e vetme do të jetë rritja e tatimeve mbi qytetarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *