Hoti akuzon Qeverinë: Taksat e qytetarëve po përdoren për të larguar njerëz nga puna 

                    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti me anë të një reagimi ka thënë se taksat e qytetarëve po përdoren për të larguar punëtorë nga puna.Sipas Hotit, për periudhën janar-qershor 2022 janë rritur gjashtë herë subvencionet nga buxheti për ndërmarrjet publike.“Çudi me këtë Qeveri. E ka ndaluar ‘gjakderdhjen financiare’ të ndërmarrjeve publike, por për periudhën janar-qershor 2022, i ka rritur për gjashtë herë subvencionet nga buxheti për këto ndërmarrje – nga 1.92 mil euro më 2021, në 12.39 mil euro sivjet. Me gjasë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve po shkojnë për të larguar punëtorë nga puna në Telekom përmes skemës që ua paguan përnjëherë 24 paga mujore atyre që lëshojnë punën. Fatkeqësisht, kjo skemë po rezulton me ikje të kuadrove më të mira nga Telekomi, pasi kuadrot më të mira kanë më shumë alternativa në treg”, thuhet në reagimin e Hotit.