I riu nga Prizreni tenton të bëjë vetëvrasje pas një mosmarrëveshje me të dashurën 

                     Një  23-vjeçar në Prizren ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke përdorur një sasi të domestosit.Viktima u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit.Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe pasi një patrullë ka arritur në Emergjencë është marrë një deklaratë nga një familjar i viktimës.

Siç mëson Sinjali, i riu ka tentuar t’i jap fund jetës për shkak se ishte në gjendje të rëndë emocionale, si pasojë e një mosmarrëveshje me të dashurën e tij.Lidhur me këtë ngjarje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “tentim vetëvrasje”.