Iku nga kjo botë, profesori universitar Abdullah Karjagdiu,korife i letërsisë
Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu nga Prizreni i cili për një kohë të gjatë edhe si familje njihen se ishin atdhetar të përbetuar në çështje ta bashkimit kombëtar .Kjo familje njiheshin për veprimtarinë e Ballit kombëtar dhe atdhetar të idealizimit shqiptar.. I ndjeri ka lindur më 24.12.1936. Ishte ndër profesorët e parë universitar të gjuhës dhe letërsisë angleze, doajen dhe korife i letërsisë angleze dhe amerikane, autor i dhjetëra veprave universitare, përkthyes i shumë kryeveprave letrare dhe ndër profesorët dhe veprimtarët politikë për shumë gjenerata. Ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit. Gjatë karrierës së begatë dhe të larmishme i ka ushtruar edhe funksionet në vijim: Shef i Departamentit të Letërsisë dhe Gjuhës Angleze, prodekan dhe dekan i Fakultetit të Filologjisë, nënkryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane dhe i Partisë Parlamentare, kryetar i Shoqatës së Shekspirologëve dhe i Shoqatës së Përkthyesve, drejtor i Institutit të Gjuhëve të Huaja etj. Ka qenë një ndër intelektualët, studiuesit, profesorët dhe veprimtarët më të dalluar të Kosovës Kontributi i tij i pashoq për zhvillimin e arsimit dhe për çështjen kombëtare do të mbahet mend dhe do të shërbejë si motivim për gjeneratat në vijim. I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë në mesin e më të dashurve. Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e Prishtinës në Dragodan në orën 13:30. Jeta dhe vepra e tij do të mbahet mend gjatë,sepse ishte intelektuali madh dhe i rrallë/qendrapress.com/