Inaugurimi i shkollës së Landovicës është bërë me 28 Nëntor të vitit 1993.-Nga ; Prof.Skender MORINA.

    Flamurin e vendosur në kulmin e shkollës e ka dhënë  Heshim Gashi tani dëshmor i kombit dhe ky flamur nuk e kishte yllin e madh anash por kishte një yll të vogël, mbi shkabën dy krenare pra ishte i njëjti flamur që përdorej në Shqipëri dhe jo ai që ishte imponuar të mbahej në Kosovë ose siq e quanim “Flamuri i Azem Vllasit” sepse ai në atë kohë kishte insistuar që flamuri kombëtar shqiptar në Kosovë të dallohej nga ai që mbahej në Republikën e Shqipërisë.

Dhe për çudi policia kishte marrë informacion nga disa tellall se flamuri i vendosur në kulmin e shkollës ishte ndryshe nga ai që mbahej në atë kohë në Kosovë. Unë në atë kohë kam qenë kryetar i aktivit të LDK-së në Landovicë dhe kryetar fshati dhe kisha thënë se për çdo gjë marrë përgjegjësi unë si kryetar, dhe në mungesë time atë ditë në ndërtimin e shkollës policia kishte marrë në veturë axhën t’im t’ani të ndjerë Ahmet Morina të cilin gjatë rrugës për në polici e kishin liruar tek ish Pojata dhe i kishin thënë se ne nuk kemi mundur t’a vrejmë nga asfalti se flamuri kishte yll të vogël apo të madh por kanë ardhur informator për të na lajmëruar dhe e kishin liruar.

Kët flamur na ka dhënë për t’a vendosur në kulmin e shkollës dëshmori i kombit Heshim Gashi.

Në foto lartë nga e majta në të djathtë :Shani Thaçi, Izet Thaçi, Shaban Berisha, në këmbë Sadri Thaqi ,unë Skënder Morina, Mustaf Thaçi, Mehmet Kalimashi, ndërsa ulur Qazim Thaçi./www.QendraPress.com/