Inspektorati në Prizren me aksion për lirimin e hapësirave publike

                      Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, në bazë të detyrës zyrtare dhe kerkesës nga Policia e Kosovës, për lirimin e hapësirave publike ka kryer kontrolla në rrugët “Hasan Prishtina”, “Ukë Bytyqi”, “Rruga e Muhaxherëve”, Tregu te autoparkingu dhe auto tregu në rrugën Prizren-Therandë. Gjatë këtij aksioni, janë hartuar 7 provesverbale, ku janë larguar automjetet nga trotuaret dhe mallrat që ishin pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Drejtori i kësaj drejtorie Islam Ukimeri , për asnjë çast nuk ka hezituar të jetë gjithmonë vetë në krye të secilit aksion të kryer nga inspektorët/www,qendrapress.com/