Intelektualët prizrenas e kërkojë shtatoren e Skenderbeut në qendër të Prizrenit.


Shumë intelektualë të Prizrenit qofshin në takime të ndryshme apo vendtakime solemne dhe zyrtare , shpesh po kërkojë që shtatorja e Skenderbeut të jetë në qendër të qytetit. Kësaj here unë po sjellë dy opinione të një doktori atdhetar Dr.Xhevat Hasani dhe një magjistri të historisë Arif Kabashi të cilët për”QendraPress” si dhe në publikime tjeta kanë shprehur këtë dëshirë dhe sipas tyre dhe shumë tjerë e nevojë. Derisa në ditët në vijin pas publikimit të disa opinionëve do ta pareqesim një opinion tonin edhe ne si redaksi për këtë figurë emblematike kombëtare
& & &

Dr. Xhevat Hasani/Shtatorja e madhe e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut duhet të ketë vendin në qendër të Prizrenit
Edhe duke pasur parasysh se Rilindësi i Madh shqiptar, Sami Frashëri, qytetin e Prizrenit e ka shpallur kryeqytet të Shqipërisë së bashkuar, kjo flet se qyteti i Prizrenit, para secilit qytet tjetër të Kosovës, është dashur ta kishte Shtatoren e Madhe të Skënderbeut (hipur në kalë) në qendrën e tij.
E përkrah iniciativën për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në Prizren, dhe sipas mundësive që kam, këtë iniciativë do ta mbështes edhe financiarisht.
Por mendoj se ngritjen e shtatores së Skënderbeut është dashur ta marrë përsipër Komuna e Prizrenit, e cila e jep lejen dhe e cakton vendin ku do të ngrihej ajo.
Shumë me rëndësi është vendi se ku do të vendosej shtatorja e Skënderbeut. Për mendimin tim, ajo do të duhej të vendosej në Shadërvan, por aty do të mbetej si e fshehur, kurse për t’u bërë e dukshme (për miq e armiq), ishte dashur të vendosej në pjesën para Hotel Therandës.
Meqë shtatorja e madhe e Skënderbeut kushton qindra mijëra euro, do të duhej që të hapet një llogari bankare e veçantë nga njerëz me besueshmëri të lartë, në të cilën ata që u rreh zemra për kombin e tyre shqiptar, do t’i derdhnin ndihmat e tyre financiare për bërjen e shtatores.
Shpresoj se shumica dërrmuese e qytetarëve të Prizrenit do ta përkrahin iniciativën për ngritjen e shtatores së Skënderbeut, kurse ata që kanë mundësi, edhe do ta ndihmojnë financiarisht bërjen e saj.
Qoftë e mbarë kjo iniciativë!
& & &

Magjistër Arif Kabashi, historian shkruan : Skënderbeu edhe në Prizren
Pak qytete të trojeve shqiptare bartin në vete kujtesën historike të ngjarjeve politike siq është Prizreni. Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) ishte organizata e parë politiko-ushtarake me program kombëtar që me kërkesat dhe luftën e sajë ja bëri të njohur Kongresit të Berlinit (1878) se shqiptarët kërkojnë mëvehtësi nga Perandoria Osmane dhe drejtësi nga Evropa, por nuk u respektua nga asnjera palë. Edhe në ndryshimet e mëdha të Luftës së Dytë Botërore, Prizreni u bë mikpritës i organizatorëve të formimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit (1943), po ashtu në frymën e Lidhjes së parë të Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit e Sylejman Vokshit. Jo vetëm këto, por çdo rezistencë e çdo luftë për liri deri në pavarësinë e Shqipërisë e të Kosovës, frymëzim ka pasur heroizmin e Skënderbeut. Prandaj plot qytete shqiptare dhe jo vetëm janë stolisun me bustin e Skënderbeut, madhështia fizike e të cilit ju bënë nder. Një bust i till i Skënderbeut i vendosur në qendër (e jo një shtatore e vogël si e një bariu delesh në një rreth rrotullues) do ti bënte nder edhe Prizrenit. Busti i Skënderbeut i vendosur në qendër të qytetit nuk do të ishte vetëm një objekt fizik, por do të barte mesazhin e rezistencës, unitetit dhe krenarisë kombëtare në kohra të vështira. Busti i Skënderbeut në qendër të qytetit do të ua kujtonte fëmijëve dhe të rinjëve se liria dhe kombi janë vlera që duhen ruajtur e nderuar. Skënderbeu në qendër do të ishte mesazh i përhershëm edhe për vizitorët e huaj se ky vend ka rrënjë, histori dhe vlera./QendraPress/