Inteligjenca britanike: Rusia po përparon, por ka humbje të mëdha

                        Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar përditësimin e saj më të fundit të inteligjencës, në të cilën thotë se trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase në lindje dhe të avancojnë nga Kharkiv dhe Mariupol.Siç është thënë në raportin e fundit, ushtarët rusë po përparojnë gjithashtu nga rajoni i kontrolluar nga Rusia i Krimesë në jug në një shtytje drejt Odesës – porti më i madh i vendit dhe qyteti i tretë.Megjithatë, ndërsa Rusia përpiqet të përparojë, ajo po përballet me humbje të mëdha për shkak të forcës së rezistencës ukrainase.Një raport i tillë vjen në ditën e 18-të, prej që ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.